Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin mars të këtij viti, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Statistikat e fundit tregojnë se në Kosovë dhe jashtë saj janë regjistruar 2 mijë e 42 lindje.
Sipas ASK-së, prej këtyre lindjeve, 1 mijë e 94 janë meshkuj, ndërsa 948 lindje janë femra.
Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 876 raste të vdekjeve, brenda dhe jashtë Kosovës.
Prej vdekjeve të regjistruara, 471 janë meshkuj dhe 405 janë femra.