Në Klinikën Infektive të QKUK’së po trajtohen 15 pacientë të cilët janë prekur me virusin COVID-19. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore
Klinika Infektive ka bërë të ditur se 9 pacientë janë në gjendje stabile, 4 janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërkaq 2 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 06/05/2020, gjinden të hospitalizuar gjithsej 36 pacientë. Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 15 raste. Nga 15 pacientë të infektuar me Covid 19: 9 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë”, thuhet në raportin e Klinikës Infektive.
Po ashtu bëhet e ditur se nga gjithsej 5 pacientë Covid-19 pozitiv dhe të cilët janë në dializë, 3 prej tyre janë në gjendje të përmirësuar.
“Sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19. Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacientë”, theksohet në njoftim.