20 punëtorët e Kompanisë “ EcoHigjiena “ pritën te mbesin papunë .
Fati i 20 punëtorëve të kompanisë së pastrimit “Ecohigjiena” në Gjilan del se varet nga tenderët e Komunës. Kështu menaxhmenti i kompanisë së pastrimit” Ekohigjiena” përmes një njoftimi ka njoftuar punëtorët të cilët janë të angazhuar në mirëmbajtjen e hapësirave publike se nuk do t’u vazhdohen kontratat e punës, ndërsa vazhdimi i kontratave të punëtorëve do të ndodhë tek atëherë kur Komuna e Gjilanit do të lidhë një kontratë të re financiare me kompaninë.
Senad Ramaj ka deklaru që këta puntore që do të mbesin papunë në kompanin “EcoHigjiena”, pas përfundimit të kontratës të sistemohen nga ana e përfituesit të tenderit për hapsirat publike.
Ramaj thotë se ka pasur takime të shumta me kreret institucional për zgjedhjen e këtij problemi, që puntorët mos të mbesin papunë dhe të ju sigurohet një punë nga ana e kontraktuesit.
Ky kushtëzim nuk është duke iu pëlqyer punëtorëve, të cilët deklarojnë se gjenden në hall ngase nëse qeverisja lokale e Gjilanit nuk do të lidhë kontratë të re financiare me kompaninë, atëherë ata do të largohen nga puna ka deklaruar drejtori ekzekutiv i kompanisë “EcoHigjiena”, Senad Ramaj.