Teknika e cila ishte dhuruar nga tash këngëtari i njohur Ismet Bexheti, atëbotë drejtor i Radio Zëri i Kumanovës, kishte kaluar peripeci të ndryshme deri sa arriti në Malet e Berishës nga ku filloi edhe emetimi.
Njësiti i udhëhequr nga Elisah Ymeri Ymeri, me ushtarët Muhamet Ajvazi (Zhegër), Xhabir Ymeri, Rexhep Ymeri, Selami Sherifi, Besim Ymeri (Lladovë) dhe Shemsedin Rexhepi (Malishevë) siguroi rrugën nga Gryka e Sllubicës deri në fshatin Slivovë të Malësisë së Marevcit, ndërsa në pjesën tjetër të rrugës është transportuar nga njësitet e tjera të UÇK-së. /zhegra.info
20 vjet nga koha kur u dëgjua për herë të parë zëri i Radio Kosova e Lirë, por kush e barti teknikën?
