Me rastin e 20-vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje, nikoqir i takimit të organizuar ishte Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili mirëpriti Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe kryetarët e komunave që qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ky takim shërbeu si platformë për të diskutuar zhvillimet në nivel lokal dhe për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të avancimit të projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Në fjalën e tij, Kryeministri Albin Kurti theksoi se fokusi i qeverisjes mbetet çdo komunë, pa dallim, duke ofruar përkrahje për projektet zhvillimore që shtyjnë përpara vendin.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, theksoi se Gjilani është në vlugun e punës, me projekte të shumta që janë në fazën përfundimtare dhe që do të realizohen brenda këtij mandati. Ai potencoi përkushtimin për t’i përmbyllur me sukses nismat e ndërmarra, në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve./Radio Star/