Sikur mos të dihej botërisht se tema e diplomës duhet të shkruhet e punohet nga vetë kandidati i cili po përgatitet që të diplomojë dhe të marrë titullin bachelor apo master, ky hulumtim nuk do të vlente dhe lajmi nuk do të përbënte ndonjë lajm.
Ja që realiteti shqiptar ka bërë bashkë këto dy botëkuptime: ata që e promovojnë biznesin e tyre për hartimin dhe shitjen e temave të diplomës si diçka krejtësisht normale dhe të tjerët, studentët të cilët janë në mes të asaj se a do të zihen në plagjiat apo jo.
Në 2022-ën, KIKS-i kishte “diplomuar” në infermieri dhe ekonomik. Duke qenë se kaluan dy vite, gazetarët e emisionit vendosën t’i kthehen temës së vjetër dhe të diplomojnë në një fushë për të cilën në tregun e punës ka jashtëzakonisht shumë konkurencë, në Fakultetin e Edukimit.
Duke qenë se në nëntor të 2022-ës, si rrjedhojë e këtij hulumtimi, Policia kishte arrestuar tre persona nën akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Mashtrimit”, kjo dukuri do të duhej të ndalej duke u dërguar mesazhi se ata që bëjnë një veprimtari të tillë ilegale do të kapen nga Policia.
Mirëpo e kundërta ndodhi. Tregu u vërshua nga shitës të punimeve të diplomës në çfarëdo fushe dhe në cilindo platformë.
Qasja për të komunikuar me këtë biznes online, i cili fshihej nën emrin “Tema Diplome KS”, që po e promovonte veprimtarinë e tij në Instagram ishte fare e thjeshtë dhe tejet e qartë.
Ndiqni krejt detajet në materialin e përgatitur nga KIKS Kosova.