Trendafilova s’ka çka lypë në Kosovë!
Kryetarja e Gjykatës Speciale Znj. Trendafilova po vjen në Kosovë për t’i bërë lustër e imazh Gjykatës Speciale. Takim të mbyllur në Gjilan, me njerëz të përzgjedhur. Nevoja për propagandë është e vërteta e kësaj Gjykate arbitrare e një etnike.
Heshtja e institucioneve karshi kësaj Gjykate është skandaloze, ndonëse krejt procesi po shoqërohet me shkelje. Kurti e Haxhiu për çdo ditë i sulmojnë Gjykatat e gjykatësit brenda vendit. Kjo ndodh sepse qëllimi është kapja e shtetit. Kur bëhet fjalë për të reaguar karshi një procesi ku ka shkelje të të drejtave të njeriut dhe gjykimit të drejtë Qeveria as nuk sheh as nuk dëgjon.
Heshtjes institucionale dhe këtij procesi të padrejtë ne i përgjigjemi me protestë. Na duhet kontributi i secilit që kundërshtimi të jetë sa më i madh. Secili nga ju që mund të ndihmojë në organizim, në bërjen e parullave, organizimin e transportit ju lusim të na kontaktoni.
21 shtator, e mërkurë, nga ora 10:00 në Gjilan, PROTESTOJMË!