Sot janë bërë 21 vite nga rënia heroike e dëshmorit Arben Ramadani shkruan Radio Star.
Arben Ramadani (1981-2000) ishte një ndër të parët në pregaditjen e luftës së UÇPMB-së.
Arbeni ishte aktiv në furnizimin dhe ruajtjen e armatimit, gjatë dhe pas luftës së UÇK-së dhe menjëherë u rradhit në organizimin e luftës së UÇPMB-së, Z.O. të Preshevës i cili mori pjesë në shumë detyra për strehimin dhe ruajtjen e armëve që më vonë do ti shërbenin luftëtarëve të UÇPMB-së.
Arbeni shërbeu në kuadër të Brigadës 113 “Ibrahim Fejzullahu”, Z.O e Preshevës.
Arbeni ishte në celulat e para në rradhet e UÇPMB-së, e cila ishte vazhdimësi e UÇK-së në të cilën iu bashkangjitën djemtë më të mirë të atdheut, prandaj ai edhe vepra e tij jan të pavdekshme, siç janë edhe ata vetë të pavdekshëm me gjakun e derdhur për lirinë e shtrenjtë.
Bashkëluftëtarët e tij të pandashëm deri në ditën e fundit thotë se: ” Arbeni ishte ushtar i heshtur, besnik dhe i përmbajtur që shquhej për guxim dhe kryerje të detyrave ushtarake”. Duke qenë në radhët e para nga ata të luftëtarëve të Luginës, ai ra dëshmor i parë duke kaluar zonën kufitare, derisa ishte me njësitin e tij. Ai ishte me zemër të pastër, energjik, i dashur, i buzëqeshur me të gjithë, por nuk i duronte padrejtësitë, luftonte gjithmonë kundër saj.
LAVDI DËSHMORIT TË KOMBIT , Dhe gjithë Dëshmorëve të Kombit