Shkruan: Izmi Zeka
Legjenda triviale prehet këtu tek ne, në Kosovën e tij, aty ku lindi
Abeja apo lufta ballë për ballë është kjo filozofia e njërit prej strategëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe jo vetëm kaq është shumë më komplekse biografia dhe jeta që tani prehet i qetë i Bekim Berishës që luftën për çlirim e shndërroi në jetë, humanizëm e çka jo.
Abeja siç e thërrisnin bashkëluftarët po të studiohet në thellësi paraqet kompleksivitetin e luftërave për çlirim duke i dhënë imazh filozofisë humane e njerëzore që ka bashkëdyzim lirinë e popujve. Heronjtë kanë diçka të vacant nuk janë rastësi as përtej tokës së shtruar, kanë artin , shpirtin mbi jetërat përtej të jetuarit në individualitet që lindin të tillë dhe ata bëjnë historinë .
“Ishte i ngritur dhe ka folurkatër – pesë gjuhë. Kjo flet mjaft se përç’person bëhet fjalë, edhe pse jeta e tij në një pjesë të madhe është misterioze dhe nuk është lehtë të kompletohet tërë mozaiku i saj. Marrë parasysh një legjendë të veçantë e madhështore, unë si bashkëluftëtar i tij, kam ndjerë nevojën të di sa më shumë për këtë burrë që e mbrojti me tërë shpirtin Kroacinë dhe do të përpiqem që ai të mos harrohet, ka thënë koloneli në pension Ivica Pandža Orkan, invalid kroat i luftës.”
Ai ishte pjesë e tri luftërave në Ballkan e të cilat kishin një armik të përbashkët Serbinë. Ai luftoi në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në fund në atdheun e tij Kosovën martire. Në këto suaza të luftës për çlirim Abeja kishte vetëm një qëllim që rrallë mund të shihet dhe të dëgjohet , aspektin humanitar, drejtësinë, integritetin dhe mbi të gjitha barazinë shoqërore kudo ku jetonin njerëzimi. Ngritja dhe përgatitja e Abejës kondenzohen aq mire në strategjinë ushtarake si në Kroaci, Bosnje e në fund në Kosovë. Jo rastësisht tani thuhet e shkruhet se Bekim Berisha është krenaria e Kroacisë, e Kosovës dhe e B H-së.
Është i vetmi ushtar i dekoruar nga tre president, ku për artin e tij të luftës flitet edhe sot dhe e nesërmja do të jetë kryevepra që la Abeja në tri luftërat e rënda të cilat lanë shumë viktima dhe njerëz të vrarë nga i njëjti pushtues Serbia. Bekim Berishën apo Abeja bëri përfaqësimin më të dinjitetshëm shqiptarë në tri luftëra si një legjendë urbane e klasit bashkëhor shqiptarë. Vetë luftërat sjellin një përfundim të logjikshëm se beteja për jetën, lirinë ishte esenciale, diçka epike që nuk njihte kufij apo adresa të caktuara. Kjo e bënë më të lavdishëm i jep kuptim të ekzistuarit krijesës njerëzore.
Në një seri të videove që AP i publikon në faqet e saj zyrtare në Youtube janë edhe ato nga lufta në Kosovë.
Në këtë video “Abeja” shfaqet edhe para trenit i cili është i mbushur edhe me polici serb i cili po zhvendosej por thotë se .” Ne mund ti vrasim por ne nuk jemi terrorist”, ka thënë Abeja.
Ky shpjegim dhe qëndrim i Abejës përpara kamerave flet qartë se ai bënte luftën për të drejta njerëzore ku lufta e tij mbështetej mbi dy koncepte universale e botërore.
Koncepti i lirisë si aspekt fundamental dhe
Koncepti i barabarësisë të të gjithëve pa dallim
Lufta nuk ishte përzgjedhja e tij as e bashkëluftëtarëve të tij. Ajo ishte imponim i kohës por edhe i mbijetesës kolektive e njerëzore në tri luftërat që mori pjesë Abeja.
Më mirë se kush do njohu mentalitetin e pushtuesit ku në një deklaratë tjetër thotë se “serbët nuk kuptojnë dialogun por vetëm marrëdhëniet “Zjarr për zjarr” . Kjo thënie që mendoj për kohën ishte biblike u vërtetua edhe nga ngjarjet e më pastajme dhe rrjedhat që ndodhën në Ballkan e në veçanti në Kosovë.
Në Aqarevë të Drenicës ishte arkitekti dhe njëri nderë themeluesit e Akademisë Ushtarake të UÇK-së që u formua me 22 Prill 1998.
Duke qenë një format i veçantë dhe një legjendë urbane Abeja duhet të shihet nga trinomi i angazhimit dhe filozofisë që kishte për shoqërinë si koncept universal dhe dimensionin e ngritjes mbi jetën dhe humanizmin që ishte vetë jeta e tij dhe perceptim intelektual mbi luftën dhe zhvillimin e saj.
Bekim Berisha -Abeja thoshte “atdheu im është ky. Këtu kam lindur, këtu edhe do të vdes.” Vdekjen e shihte afër por asnjëherë i thyeshëm kështu që aty ku ishte Abeja aty mbillej fara e lirisë.
Të rrallë janë në historiografinë shqiptare njerëz të tillë të cilët artin e luftës e njohin aq mire dhe përballjen me armikun e shohin si ngritje, çlirim shpirtëror dhe vdekjen si në legjendat dhe mitologjitë greke. Ky ishte Abeja i Ballkanit që e deshi të lirë dhe jo vetëm kaq por shtrirja e tij i ngjet përmasave evropiane për një civilizim urban të shekullit që po vie shekullit XXI.
Më 10 gusht 1998 në Junik, Bekim Berisha vritet në objektin të cilën tanket e rrënojnë krejtësisht. Vetëm titanët vdesin kështu. Tanku e rrëzoi për dhe por jo edhe idenë për çfarë ra dhe luftoi.
Se sa peshë kishte Abeja mund ta shohim edhe pas rënies së tij ku Presidenti i ndjerë kroat FranjoTugjman thuhet se Bekim Berishën e përshkroi si një luftëtar i cili vlente sa 1.000 ushtarë kurse Ish-komandanti i Përgjithshëm i Bekim Berishës, i ndjeri Janko Bobetko gjithashtu kishte shprehë dhimbje të madhe për vdekjen e Bekim Berishës […]
Me rënien e tij, Parlamenti kroat shpalli tri ditë zie kombëtare, ndërsa ish-sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dik Çeni, ato ditë i propozoi Kongresit Amerikan për një minutë heshtje në nderim të gjeneral Bekim Berishës.
Gjenerali i heshtur sot prehet i qetë.
Më ka rastisur të lexoj të dëgjoj të bëmat e shumë heronjve por e veçanta e Bekim Berishës që ka të bëjë me luftën si aspekt i shpirtit, humanizmit dhe njerëzores vështirë se mund të kemi një të dytë të tipareve të tij përtej origjinës së tij. Njerëzorja është krijimi i tij.
Ballkani e në veçanti Kosova ka nevojë për të , për universin e tij, kulturën dhe mënyrën e flijimit pra kapërcimi i tij si në legjenda nga lindja në perëndim është unikale dhe vështirë e kapshme për shoqëritë njerëzore.
Legjenda triviale prehet këtu tek ne, në Kosovën e tij, aty ku lindi.