Një i ri nga fshati Ropicë e komunës së Vushtrrisë ka përfunduar dje në stacion policor, pasi ka kërcënuar anëtarët e familjes së tij.
Sinjali mëson se rastin në polici e ka denoncuar babai i 22-vjeçarit i cili ka thënë se djali i tij vazhdimisht i kërcënon familjarët me vdekje, duke u kërkuar që ta martojnë.
Sipas babait ai i kërcënon ata me fjalët “nëse nuk më martoni kam me e ba nji nam, kam me iu mbytë juve krejtve e pastaj edhe veten”.
Kjo ka bërë që ai të kërkojë ndihmën e Policisë, pasi që ka bërë të ditur se edhe më parë i riu kishte shkaktuar telashe në shtëpi duke dëmtuar dyert dhe banjën e shtëpisë.
Njësitet policore janë vënë në lëvizje ta kapin personin e dyshuar, por që i njëjti nuk është hasur në vendbanimin e tij dhe si rrjedhojë është në kërkim.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do të merren posa të kapet 22-vjeçari.