Albert Selishta, i lindur më 25.10.1988 në Gjilan. Shkollën fillore e ka përfunduar në shkollën Musa Zaimi, ndërsa shkollën e mesme në Gjimnazin Zenel Hajdini në Gjilan.
Studimet e larta i ka përfunduar në Turqi, në Universitetin Uludağ të Bursës, në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, ndërsa studimet master i ka vazhduar në fushën e prodhimit.
Ka punuar në Qendrën e Trajnimeve Profesionale BUTGEM, në kuadër të Odës Ekonomike në Bursa, për 4 vite si koordinator me nxënës ndërkombëtarë. Gjatë kësaj kohe ka përfshirë edhe 6 grupe nxënësish nga vende të ndryshme të Kosovës, të cilët kanë qëndruar me muaj për trajnim profesional.
Më pas ka vazhduar punën në Grupin e Ndërmarrjeve ERMETAL, kompani në sektorin e automobilave, për 7 vite si udhëheqës i prodhimit në njërën prej fabrikave të saj.
Nga viti 2010 deri më 2023 ka qenë këshilltar dhe përkthyes i Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës në Bursa, z. Fahrettin Gülener.
Që nga viti 2023 punon dhe vepron në Kosovë, ku ka qenë menaxher në dy fabrika që operojnë në sektorët e mobilieve dhe metalit në Gjilan.
Aktivitetin politik e ka filluar në vitin 2005, kur është hapur zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan. Gjatë 15 viteve të qëndrimit të tij në Turqi ka qenë aktivist vullnetar në të gjitha shoqatat e komunitetit shqiptar në Bursa dhe kontribuues i madh në ngritjen e vetëdijes kombëtare në mërgatën tonë në këtë qytet.
Është:Themelues dhe kryetar i Unionit Studentor Shqiptar në Bursa ,Themelues dhe kryetar i Unionit Studentor Ndërkombëtar në Bursa,Anëtar themelues i Rrjetit Rinor Shqiptar në Turqi,Anëtar i Bordit të Qendrës Kulturore në Bursa, Anëtar i Këshillit Drejtues në Qendrën për Hulumtime Ballkanike.
Ka qenë pjesë e projekteve të binjakëzimit të shumë shkollave nga Gjilani me ato të qytetit të Bursës. Ka koordinuar donacionet për kabinetin e makinerisë në Shkollën Mehmet Isai dhe për kabinetin Makerspace në SHFMU Selami Hallaqi.
Ai garon në zgjedhjet parlamentare të 28 Dhjetorit me numrin 92, në listën e VETËVENDOSJE!

