Sonte, në natën e ndërrimit të moteve, vizituam ata që kujdesen që ne të festojmë të qetë dhe të sigurt në familjet tona.
Patëm kënaqësinë të takojmë ekipet kujdestare të Policisë, Zjarrfikësve dhe stafin e QKMF-së dhe t’i falënderojmë për gatishmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e madh gjatë gjithë vitit, e në veçanti sonte, në këtë natë feste.
I falënderuam për punën dhe përkushtimin e tyre dhe u uruam një vit të mbarë, me shëndet dhe suksese, për ta dhe familjet e tyre në vitin 2026.

