Ky është njoftimi nga kryetari i komunës, Alban Hyseni:
23 fidane mbollëm sot në oborrin e shkollës së fshatit në Malishevë, në shënim të 23 vjetorit të dëbimit të banorëve nga shtëpitë e tyre. Edhe ky aksion i ushtrisë serbe la pas viktima civile.
Sot bashkë me familjarët dhe përfaqësues të institucioneve i kujtuam dhe nderuam të rënët e Malishevës.
E kaluara jonë na obligon që të punojmë shumë për të ardhmen sepse kështu nderojmë të rënët dhe përmbushim amanetin e tyre.