Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe tetë pacientë të prekur me COVID-19. Janë diagnostikuar me koronavirus 220 persona ndërsa janë shëruar 121 të tjerë. Gjithsejtë janë marrë 472 mostra. Këto të dhëna janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 472 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 220 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 177 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 121 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.874 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.086.
Deri tash në gjithë Kosovën me COVID-19 jam më shumë se 7 mijë persona, prej të cilëve 3700 janë shëruar.
Në gjashtë ditët e fundit janë më shumë se 1 mijë persona që janë diagnostiku me koronë. Një ditë më parë dolën 237 raste, të premten 213 raste pozitive, të enjten 181 raste.
Në gjithë botën janë më shumë se 16 milionë pacientë me COVID-19, janë shëruar mbi 9 milion kurse kanë vdekur 644 mijë nga koronavirusi.