Kosova sot shënon 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit.
Janë bërë 25 vjet prej kur në Kosovë ishin vendosur 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara, transmeton indeksonline.
Për nder të Ditës së Çlirimit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me krerë të institucioneve tjera do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.
Në Kuvend do të mbahet seancë solemne, në shesh do të parakalojnë trupa të FSK-së, si dhe do të bëhen një varg homazhesh.
Ky përvjetor e gjen Kosovën me miqtë pranë, teksa përgjatë manifestimeve ditore do të marrë pjesë presidenti shqiptar, Bajram Begaj, bashkë me shumë ambasadorë të shteteve ndërkombëtare.