Ky është 27-vjeçari që u vra sot në Mitrovicë, ishte djalë hasreti
Sot në tregun e Mitrovicës ndodhi një ngjarje e rëndë, pasi një person u vra e dy të tjerë mbeten të plagosur.
I vrarë mbeti 27-vjeçari Valmir Fazliu, nga fshati Dolak i Vushtrrisë. Valmiri ishte djali vetëm i familjes apo siç thuhet në Kosovë djalë hasreti, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.
Dorasi me iniciale Sh.A., vjen nga fshati Vinarc, i cili është arrestuar menjëherë.
Ndryshe, ende nuk dihet arsyet që çuan deri te vrasja, mirëpo thuhet se shkak të jetë bërë një pemë.