Sot janë mbushur 104 vjet nga ngritja e flamurit kombëtar dhe krijimi i shtetit shqiptar. Rëndësia e kësaj date është se me 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali në Vlorë e ngriti Flamurin Kombëtar dhe e shpalli Shqipërinë shtet të Pavarur dhe Sovran. 28 Nëntori është i rëndësishëm edhe për faktin se me këtë datë në vitin 1997 për herë të parë publikisht u shfaq Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe është ditëlindja e Komandantit legjendar, Adem Jasharit.
28 Nëntori – Festa e madhe e Kombit Shqiptar.
Ndani këtë artikull