Mbrëmë, pak para mesnatës, në një qendër tregtare në rrugën ‘Lufta e Gjilanit”, në Gjilan ka ndodhur një sulm, ku kanë pësuar disa persona, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për qendrën “Agmia Center”, ku një person ka sulmuar fizikisht katër të tjerë e më pas i ka kërcënuar me një thikë.
Të shqetësuar për situatën që ndodhi, dikush ka arritur që të kërkojë ndihmë nga Policia, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë marrë deklaratat e personave që pësuan nga kjo përleshje.
Zyrtarët policorë kanë arritur të kapin edhe të dyshuarin për këtë rast, i cili është shoqëruar më pas në stacion policor, ku është mbrojtur në heshtje.
Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor