Sot shënohen 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997.
Më 1 tetor të vitit 1997, Lëvizja Studentore organizoi protestat historike për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe për të kërkuar rikthimin e studentëve në objektet universitare, nga të cilat ata ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve ’90.
Përveç masave represive të vendosura më herët, regjimi serb kishte përjashtuar studentë dhe profesorë nga Universiteti i Prishtinës dhe kishte imponuar plan-programin e tij arsimor. Në këtë kontekst, protestat e 1 tetorit u konsideruan si një nga aktet më të rëndësishme të rezistencës së asaj kohe.
Policia serbe reagoi me dhunë për të shpërndarë protestën paqësore, duke ushtruar presion dhe represion ndaj studentëve dhe profesorëve.