Kampioni në fuqi nuk e nisi aq mirë kampionatin 2018/2019, për cka sot nuk është as në listën e pretendentëve për titull. Por, me përbërjen e lojtarëve dhe me formën e treguar në ndeshjet e fundit, Drita dëshmon se ka cilësi.
Në videon e publikuar nga faqja zyrtare e klubit pasqyrohet një aksion i xhiros së fundit i shkëputur nga ndeshja me Ballkanin, të cilën bardhë e kaltërit e fituan si mysafirë me rezultat 1:2.
Bëhet fjalë për një aksion të ndërtuar ngadalë, port ë sigurt me plot 29 pasime, ndërsa në gol e konkretizoi sulmuesi Kyrian Nwabueze.
Një futboll i stilit ‘tika-taka’ është i njohur nga skuadrat evropiane, e në vecanti Barcelona. Sigurisht, Drita ka rrugë për t’u bërë e suksesshme si skuadra katalonase, porse një lojë e bukur si kjo e Dritës në Kosovë mbetet për t’u vlerësuar.