Sot bëhen 29 vjet që ish-presidenti, Ibrahim Rugova, themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Për të shënuar këtë ditë kryesia e LDK-së bashkë me strukturat e saj do të bëjnë homazhe tek varri i Rugovës për të nderuar veprën e tij për këtë parti, njofton Klan Kosova.
Rugova, i cili njihet edhe si lideri historik i LDK-së e themeloi partinë dhe e udhëhoqi atë deri kur ndërroi jetë.