Aktualisht numri i rasteve pozitive me coronavirus në vendin tonë është 3 mijë e 40.
Në 24 orët e fundit 5 persona vdiqën, rezultuan 117 raste pozitive, dhe 131 u shëruan.
Numri total i rasteve pozitive është 14.027 raste nga 53.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 556 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.431 raste.