Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj me datën 18.04.2025, rreth orës 07:53, në fshatin Bibaj – Ferizaj, ka hasur në një kundërvajtës i cili ka rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Sipas njoftimit për media bëhet fjalë për shoferin I. G., 23 vjeç, shtetas i huaj, i cili me veturën Opel Astra me targa vendore, ka tejkaluar disa automjete nga ana e djathtë – veprim ky i ndaluar me ligj.
Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
“Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.
Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.