Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka arritur në 300 mijë, numri i aplikuesve për shtesa për fëmijë.
Përmes një postimi në Facebook, Murati e ka publikuar një fotografi ku shkruan “300 mijë aplikime për shtesa për fëmijë”, derisa ia ka bashkëngjitur mbishkrimin “Qeveria për të gjithë”.
Qeveria Kurti e cila para dy viteve për herë të parë ka filluar me ndarjen e shtesave prej 10 Eurove për fëmijët e sapolindur, tashmë ka arritur me ndarjen e këtyre mjeteve tek fëmijët e lindur në vitin 2016.
Mbështetja e fëmijëve me shtesa sociale ishte një ndër premtimet në fushatën e Vetëvendosjes për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit 2021.