Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31.
Pas dy rasteve nga Gjilani, edhe një rast tjetër ka dalë pozitiv në testet për COVID–19.
I infektuari tjetër me koronavirus është nga fshati Senik i Malishevës, mashkull i moshës 31-vjeçe.
Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 150 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitiv.
Rasti pozitiv është me vendbanim nga fshati Senik- Malishevë, i gjinisë mashkull me moshë 31 vjeçare.
Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e një (31) raste kanë rezultuar pozitive.