Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe në tentimin e 32-të, duke vazhduar kështu krizën politike dhe bllokimin institucional në vend.
Edhe sot deputetët nuk arritën të bien dakord për forminin e Komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentarin.
Ky dështim i përsëritur po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e shtetit, ndërsa qytetarët po përballen me pasiguri dhe mungesë shërbimesh.
Avokati Arianit Koci, ka paralajmëruar protesta dhe ka apeluar për më shumë angazhim qytetar, duke theksuar se “Pa Parlament s’ka ligje, pa ligje s’ka rend e s’ka shtet.”
Kjo situatë po vazhdon të krijojë një vakum politik, ku vendi mbetet i bllokuar.