IKSHPK, para pak minutash ka publikuar rezultatet e 1.505 mostra të marra në gjithë Kosovë shkruan Radio Star.
32 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në komunën e Gjilanit.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 673 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 24.427 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.625.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 237 raste, Mitrovicë 52 raste, Ferizaj 33 raste, Gjilan 32 raste, Prizren 29 raste, Podujevë 28 raste, Vushtrri 27 raste, Lipjan 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Suharekë 19 raste, Skenderaj 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Shtime 13 raste, Drenas 12 raste, Rahovec 9 raste, Obiliq 8 raste, Viti 7 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Graçanicë 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Dragash 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Istog dhe Novobërdë.