Gjatë 24 orëve të fundit Policia ka njoftuar se janë shqiptuar 341 gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID.
Ndërsa, 1569 gjoba të tjera janë shqiptuar për shkelje të rregullave të trafikut, thuhet në raportin e Policisë.
Po ashtu Policia ka bërë të ditur se kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, janë arrestuar 23 persona, teksa 19 janë dërguar në mbajtje.