36 vjet LDK – 36 vjet shpresë, vizion dhe shtetndërtim.
Sot nderojmë themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, forcës politike që i dha Kosovës orientimin e duhur historik, paqen, demokracinë dhe besimin se shteti ndërtohet me mençuri, guxim dhe unitet.
LDK ishte dhe mbetet shtëpia politike e vlerave, e mendimit të lirë dhe e shërbimit ndaj qytetarit. Një rrugë e nisur nga Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, që vazhdon edhe sot me përgjegjësi ndaj së ardhmes.
Si kandidat për deputet, ndihem i nderuar dhe i përkushtuar që këtë trashëgimi ta çoj përpara me punë konkrete, përfaqësim dinjitoz dhe vendime që i shërbejnë Kosovës dhe qytetarëve të saj.
#LDK123 #RexhepKadriu52

