Edhe një rekord i zi sa i përket personave të prekur me coronavirus. Sonte janë konfirmuar edhe 195 raste të reja, kurse 44 persona janë shëruar.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në njoftimin e saj ka thonë se në vend numri i personave të vdekur me coronavirus është 79, që i bie se vetëm sot kanë vdekur katër persona.
“Numri total i rasteve pozitive 3.703 raste nga 25.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së, shkruan Reporteri.net.
IKSHP njofton se sonte janë shëruar 44 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.946 raste, kurse raste aktive 1.678.