Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se është rritur numri i të prekurve nga virusi corona.
Ministri Vita ka thënë se mbrëm vonë janë 4 rastet e reja kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të 77-vjeçarit, të diagnostikuar pozitiv me COVID-19.
Ministri Arben Vitia, ka rekomanduar gjithë qytetarët të mbajnë distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.