Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale në Gjilan, Izmi Zeka, ka marrë pjesë në një tubim entuziast të mbajtur në Bresalc, ku është pritur me mbështetje të madhe nga qytetarët.
Në një atmosferë të ngrohtë e plot energji, Zeka u shpreh se Bresalci sonte e ka vulosur fitoren e madhe që do të kurorëzohet më 12 tetor. Ai falënderoi banorët për përkrahjen dhe besimin e vazhdueshëm ndaj vizionit të PDK-së për zhvillimin e komunës së Gjilanit.
“Bresalci sonte foli qartë — me 12 tetor, fitorja është e sigurt. Faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme!”, ka shkruar Zeka pas takimit.
Ky tubim shënon një tjetër moment të rëndësishëm në fushatën zgjedhore të PDK-së në Gjilan, e cila po vazhdon me mobilizim të lartë në të gjitha lagjet dhe fshatrat e komunës.