Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale, Izmi Zeka, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në udhëheqje të Gjilanit.
Ai ka theksuar se “kohët e mira po vijnë për qytetarët e Gjilanit” dhe se ndryshimi i shumëpritur është vetëm çështje ditësh.
Zeka shtoi se vizioni i PDK-së është rikthimi i fuqishëm i zhvillimit dhe përparimit të qytetit, duke garantuar një qeverisje efikase dhe të përkushtuar ndaj qytetarëve.