Uragani i PDK-së po rikthehet fuqishëm në Gjilan, duke sjellë vizionin për një qytet të zhvilluar ekonomikisht, me mirëqenie të garantuar për qytetarët dhe me identitet të rikthyer si qendra regjionale e Anamoravës. Ky ndryshim është i domosdoshëm për të hapur perspektiva të reja në arsim cilësor, kulturë, rini dhe sport, të ndërtuara sipas trendeve moderne të zhvillimit.
Më e rëndësishmja, ky vizion vendos qytetarin në qendër të vendimmarrjes, duke rikthyer pushtetin aty ku duhet të jetë – në duart e popullit. Me numrin 191 dhe me 4-shin e fuqishëm të PDK-së, Gjilani zgjedh rrugën e zhvillimit, dinjitetit dhe përparimit.