Një fëmijë 4-vjeçar nga Mitrovica ka gëlltitur një monedhë metalike.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se pas komplikimit të gjendjes shëndetësore, fëmiu ishte shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, raporton teve1.info
SHSKUK-ja tutje ka bërë të ditur se në këtë rast janë ndërmarrë masat e nevojshme ku edhe i kanë larguar monedhën metalike nga lukthi 4-vjeçarit.
“Pas komplikimit të gjendjes shëndetësore, fëmiu ishte shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK. Janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë dhe pastsj specialistët e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, përmes metodave endoskopike, fëmiut i larguan monedhën metalike nga lukthi”, thuhet në njoftim
Në njoftim thuhet se tanimë fëmiu tani gëzon shëndet të plotë dhe po mbikëqyret nga stafi i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.
Kurse mjekët kanë apeluar tek prindërit që të kenë kujdes të shtuar dhe të mos lejojnë që fëmijët të mbajnë monedha metalike dhe gjësente të imëta.