Takim me Pensionistet e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan.
Në shënjë falenderimi për kontributin e dhënë për shumë vjet, në darkën e fundvitit nderuam me mirënjohje 11 pensionistët e vitit 2023, shpallem 6 repartet e dalluara dhe nderuam me mirenjohje 3 donatoret vendorë te cilët ndihmuan spitalin me donacionet e tyre në paisje, pune vullnetare dhe investime në rregullimin e ambientit të jashtëm të spitalit dhe mbuloja për shtretër të pacientëve.
Takimin e fundvitit e nderuan me praninë e tyre Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni, komandanti i stacionit të Policisë së Kosovës z. Agim Lipovica , Drejtori i QKMF Gjilan z. Basri Kamberi, eprorë nga garnizoni i FSK në Gjilan z. Osmani dhe z. Hamdiu, Dr.Vjollca Kodolli si dhe delegacioni i KFOR-it turk në Gjilan.
Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit të Gjilanit, Dr. Arsim Emini i përshendeti të pranishmit për pjesëmarrje në këtë takim. Falenderimin e fillon për pensionistët të cilët kanë kontribuar për më shum se 40 vite në shëndetësi, duke ju dëshiruar shëndet të plotë edhe për shum vitë në familjet e tyre dhe në shoqërin tonë.
Në këtë takim nga Drejtori Dr.Arsim Emini u prezantuan edhe disa pika të realizimit planit të punës për vitin 2023 përmendi sukseset dhe sfidat, gjithashtu prezantoi edhe planifikimet e punës për vitin 2024.
Një fjalë rasti kishte edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni i cili i përshendeti të pranishmit e në veqanti pensionistet duke ju uruar shëndet të plotë dhe falenderim për kontributin e tyre në shëndetesin e Anamoravës dhe me gjerë.
Gjithashtu shprehu gadishmërin për bashkëpunim të plotë me QKMF- Drejtorin për Shëndetësi dhe Spitalin me synimin kryesor lehtësimin dhe avansimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Anamoravës dhe me gjerë.
Drejtori Klinik Dr.Ruzhdi Kadriu, Drejtoresha e Infermierisë Msc.Vlora Shalaj dhe Drejtori i Administratës Msc.Sevdail Ahmeti, shpërndan mirënjohjet në këtë takim duke i uruar dhe falenderuar secilin prej tyre për kontributin e dhënë në shëndetësi.