Për dikë, edhe mishi i lopës së ngordhur mund të shitet, vetëm për të mos u prekur në xhep.
Policia në Gjilan, njofton se me 14 gusht 2019, rreth orës 23:44 policia e Kosovës në Kamenicë, përmes rrugëve operative është njoftuar se në një kamionët ngjyre e kuqe me tabela vendore, dyshohet se është duke u transportuar një kafshe-Lope e ngordhur dhe është duke shkuar në drejtim të fshatit Novoselë, komuna Kamenicë. Patrulla policore ka arrite ta gjej lokacionin dhe ne vend ngjarje ka takuar te dyshuarin S. Xh. Shqiptar shtetas i Kosovës (1979) i cili dyshohet se kishte dërguar kafshën e ngordhur (Lopën) tek personi F. B. i cili bene therjen e kafshëve. Ne vendin e ngjarjes ka dale inspektori i veterinarisë, sipas te cilit mishi i kësaj kafshe nuk guxon te përdoret për konsum dhe kafsha duhet te groposet.
Me 15 gusht 2019 pas veprimeve Policore shtesë në lidhje me rastin njësia e hetimeve nga Stacioni Policor Kamenicë në bashkëpunim inspektorët e AVUK-ut dhe Prokurorin e shtetit nga të gjeturat e rastit dhe veprimet shtesë rasti ri kualifikohet, nga “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” në vepër penale si: “Prodhimi dhe vënja në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor sipas nenit 261 të KPRK-së”. Rasti është duke u hetuar.