Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.987 doza të vaksinës.
Sipas njoftimit, deri dje 822.309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe janë dhënë 101.960 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.