42 mijë aplikacione për të votuar nga diaspora ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Por numri i saktë i atyre që kanë të drejtë vote do të dihet pas shqyrtimit të aplikacioneve.
Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, ka njoftuar se 42 mijë qytetarë kanë aplikuar përmes postës dhe shërbimeve tjera të votuesve.
Halimi bëri te ditur se 5 mijë aplikues janë nga posta dhe 5 900 aplikues përmes kërkesave të shërbimeve të KQZ-së.
“Sistemi i ynë i ka nxjerr 42 mijë aplikime jashtë vendit dhe pastaj procedohen një nga një. Përmes postës numri është rreth 5 mijë”.
“Periudha e shërbimit të votuesve kemi pasur 5900 kërkesa në dy mënyra elektronike dhe përmes lajmërimit në zyrat tona. Procesi është duke u zhvilluar, nuk kemi numër te saktë, por do të bëjmë kontrolle për çfarëdo gabime”, tha Halimi.
“Ne kemi pasur përvoja në të kaluarën dhe instancat e tjera që merren pas zgjedhjes, nuk e kanë sensin për ta perceptuar situatën. Punët e zgjedhjeve janë të jashtëzakonshme, ndodhë vetëm një herë dhe jemi në hall për të perceptua si duhet mesazhi, për arsye se ata nuk i din afatet e punën tonë”, tha Halimi.
Me 18 shtator fillon periudha kur diaspora do të votojë për zgjedhjet e 6 tetorit.