Kryeinfermierja e Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare në Gjilan, Lutfije Ilijazi, sot është pensionuar shkruan Radio Star.
Ajo ka shërbyer në përkujdesjen ndaj pacientëve për 43 vite.
Drejtoria për Shëndetësi në Gjilan, ka falënderuar kryeinfermierën për kontributin e dhënë
Shkrimi i plotë:
Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, dhe Drejtoresha e QKMF-së znj. Arbenita Hajdari, uruan pensionimin zonjës Ilijazi, duke e falenderuar përzemërsisht për kontributin e saj, për më shumë se 43 vite në shëndetësinë primare.
Gjithashtu znj. Ilijazi pranoi mirënjohje falenderimi nga ana e institucioneve, për punën e bërë ndër vite, e përkushtimin e pashoq.
Fjalë miradie e përshëndetëse shprehën edhe kolegët, duke ndarë emocione e lavdata për punën e bashkëpunimin e saj!
Urime pensionimi ikonë e infermierisë Gjilanase ❤️!