Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) kanë publikuar raportin për gjendjen e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të atyre që janë të shtrirë nëpër klinikat e QUKUK-së dhe spitaleve rajonale, e që dyshohet se janë të infektuar.
Në total, në klinikat e QKUK-së dhe në spitale rajonale po trajtohen 565 pacientë, 432 prej tyre të konfirmuar me koronavirus.
Aktualisht, 14 të infektuar me koronavirus po trajtohen me respiratorë, 26 të tjerë me CPAP, ndërsa 369 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
Më poshtë gjeni raportin e detajuar numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitale rajonale.