Gjatë 24 orëve të fundit 11 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në Kosovë shkruan Radio Star.
Pas rezultateve të publikuara nga IKSHPK, 539 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 574 janë shëruar.
Një person nga Gjilani i moshës 44 vjeçe ka humbur betejën me Covid-19, kështu ka njoftuar IKSHPK përmes njoftimit të saj.
Njoftimi nga IKSHPK:
Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç).