Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se po trajtohen 556 pacientë.
Sipas raportit të SHSKUK-së të konfirmuar me COVID-19 janë 440 pacientë.
Shërbimi Spitalor bën me dije se 357 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe 17 në respiratorë.
Ndërkaq 23 nga këta janë në gjendje të rëndë.