47 aksidente me të lënduar dhe 20 të tjerë pa të lënduar e me dëme materiale janë shënuar në 24 orëshin e fundit.
Policia me anë të raportit ditor, ka njoftuar se sa i takon aksidenteve me fatalitet nuk është shënuar asnjë në 24 orët e fundit ndërsa aksidente me të lënduar dhe me dëme materiale janë shënuar gjithësej 47.
Policia ka dhënë edhe numrin e shqiptimit të gjobave në trafik.
Numri i tiketave të trafikut të shqiptuara nga policia është 1 mijë e 216.
Policia gjithashtu ka treguar edhe për numrin e të arrestuarve, ku disa prej tyre janë ngasës të veturave të cilët kanë shkaktuar aksidente.
Numri i të arrestuarve është 20, 16 janë dërguar në mbajtje, dy janë liruar dhe të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.