Puna e saj ka qenë mjaft fisnike dhe në ndihmë të qytetarëve, me theks të veçant banorëve të komunës së Gjilanit, shkruan Radio Star.
Si infermiere ajo ka punuar për 47 vite, ndërsa angazhimi saj nuk mungoi as gjatë gjithë pandemisë.
Mejreme Bunjaku ka përmbyllur karrierën e saj mbi 47-vjeçare në fushën e shëndetësisë. Me rastin e pensionimit u tha se shkuarja në pension do të le një zbrastësirë profesionale në shëndetësinë gjilanase.
Mejreme Bunjaku, poashtu ka ushtruar dhe pozitën e motrës kryesore në QKMF në Gjilan, për afro dhjetë vite duke qene një nga gjeneratat e para në komunën e Gjilanit.
Ajo është vlerësuar lartë për punën e bërë të pa të metë në institucionet shëndetësore, në shërbim të pacientëve deri sa ushtronin këtë profesion human./Radio Star/