Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar gjithsej 48 raste me Covid-19.
Gjendja e pacientëve me Covid -19 është si vijon:
43 raste janë në gjendje stabile, derisa pesë raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.