Në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 630 pacientë, prej tyre 480 të konfirmuar me COVID-19.
Sipas njoftimit nga SHSKUK, 389 janë me oksigjeno-terapi dhe 45 janë në gjendje kritike shëndetësore.
Në klinikat COVID të QKUK-së, janë të shtrirë 271 pacientë, 237 prej tyre COVID pozitiv, kurse 173 janë në asistim me oksigjen.
Në spitalet e rajonale ndodhen të shtrirë 359 pacientë, prej tyre 243 janë të konfirmuar me koronavirus 225 janë me oksigjeno-terapi.