Komuna e Gjilanit, po vazhdon investimet në institucionet parashkollore, me qëllim të krijimit të kushteve të shkëlqyera për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar vend punishtet për të parë ecurinë e punimeve.
“Në vetëm një mandat kemi filluar ndërtimin e 5 çerdheve të reja publike, një investim i jashtëzakonshëm prej rreth 3 milionë euro, nga të cilat 99% janë të mbuluara nga Qeveria e Kosovës, me përkushtimin e kryeministrit Albin Kurti për komunën tonë”, tha Alban Hyseni.
Ai tregoi se janë 5 çerdhe në vetëm 3 vite, investim konkret për fëmijët dhe familjet e Gjilanit.
I pari i Gjilanit, theksoi se si pjesë e premtimeve elektorale për mandatin e parë, kanë realizuar atë që është më shumë se infrastrukturë.
“Është përkushtimi ynë për edukimin e hershëm, përfshirjen e fëmijëve në institucione cilësore dhe përkrahjen e prindërve në rrugëtimin e tyre profesional”, tha kryetari Alban Hyseni.