Kryesia e Kuvendit i ka përjashtuar nga seanca e sotme e jashtëzakonshme pesë deputetë të Vetëvendosjes të cilët janë parë duke hedhur gaz lotsjellës në seancë.
Këtë vendim, kryesia e ka marrë në mbledhjen e sotme ndërkohë që vazhdimi i saj pritet gjatë orëve të ardhshme.
Deputetët e përjashtuar janë: Xhelal Sveçla, Salih Zyba, Liburn Aliu, Fitore Pacolli dhe Drita Millaku./kallxo/