Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka përcaktuar pesë kundërshtarët e mundshëm të SC Gjilanit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
“Kuqebardhët” mund të përballen me skuadrën nga Shqipëria, Finlanda, Sllovenia Latvia dhe Lituania.
Kundërshtarët e mundshëm të gjilanasve në rrethin e parë janë: KuPS Kuopio (Finlandë), Laçi (Shqipëri), Mura (Slloveni), Liepaja (Latvi) dhe Kauno Zalgiris (Lituani).
Shorti për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës do të hedhet nesër (e martë) me fillim nga ora 13:00. /Gazeta Enigma/